Site icon Telegrafi

Kush është Elvis Rexhbeçaj – ylli i Bundesligës që do të luajë për Kosovën

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) më herët gjatë ditës kishte konfirmuar se mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka nënshkruar për FFK-në dhe nga tani e tutje do ta bart fanellën e ‘Dardanëve’.

Ky lajm natyrisht ishte shumë i mirëpritur nga opinioni sportiv, duke ditur nevojën që kishte Kosova për një mesfushor me detyra defanzive.

Por, kush është Elvis Rexhbeçaj, ylli që ka bërë emër në Bundesliga?

Elvis Rexhbecaj ka lindur në Has të Prizrenit ndërsa momentalisht është pjesë e Augsburgut në Bundesliga.

VfL Wolfsburg

Në gusht të vitit 2017, Rexhbeçaj kishte nënshkruar kontratë profesionale me Wolfsburgun. Në janar të vitit 2018, ai kishte bërë debutimin në fitoren me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Hannoverit pasi u fut nga banka rezervë në minutën e 84-të.

Huazim tek Kolni

Në janar të vitit 2020, ishte njoftuar se Rexhbeçaj do të huazohet tek Kolni deri në qershor të 2021-ës. Kjo lëvizje përfshinte opsionin për të qëndruar në mënyrë të përhershme tek klubi.

Huazim tek VfL Bochum

Në gusht të vitit 2021, Rexhbeçaj u huazua tek Bochumi për sezonin 2021/2022.

Augsburg

Më datë 27 korrik të vitit 2022, Rexhbeçaj kishte nënshkruar kontratë katër vjeçare me Augsburgun klub me të cilin shpreson të shkëlqejë në edicionin e ri të garave në elitën e futbollit gjerman.

Sezoni 2023/2024

Në 25 ndeshjet e sezonit të kaluar, Rexhbeçaj kishte luajtur nga minuta e parë në 24 prej tyre. Nga këto 25 ndeshje, ai ka fituar shtatë me klubin e tij. Për më shumë, Rexhbeçaj ishte zëvendësuar vetëm në një ndeshje. Ai pati një saktësi të madhe të pasimeve prej 80.9 për qind.

Lexo po ashtu Elvis Rexhbecaj i bashkohet Kosovës

Për më shumë, Rexhbeçaj zuri vendin e katërt në ekipin e Augsburgut sa i përket përqindjes së ndërhyrjeve të sakta prej 52.07 për qind.

Karriera në Bundesliga dhe rekordet

Elvis Rexhbeçaj ka luajtur në total 159 ndeshje gjatë karrierës së tij në Bundesliga. Në total nga këto ndeshje ai ka fituar 51 sosh. Ai ka shënuar nëntë gola në elitën e futbollit gjerman, ndërsa deri më tani numëron 56 paraqitje me ekipin aktual. Me fanellën e Augsburgut, Rexhbeçaj ka shënuar dy gola./Telegrafi/

Exit mobile version