Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se rezultati për Gjakovën nuk ishte befasues për të.
Kusari-Lila në “Debat Plus” megjithatë thotë nuk kanë pritur këtë përqindje për LVV-në.
“Kemi pritur përqindje më të lartë duke llogaritur dalje më të lartë. Në Gjakovë në raundin e parë kemi pasur rreth 3 mijë votues më pak se katër vite më parë që e ka tregua ndoshta mungesën e energjizimit të elektoratit në votime”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Ajo thotë se kandidimin për Gjakovën e bënë me krenari dhe përkushtim.
Kusari-Lila thotë se Komuna e Gjakovës është renditur shumë poshtë në raportin e performancës.
“Më duket se Komuna e Gjakovës është renditur e teta apo nënta në raportin e performancës”.
Në bazë të rezultateve preliminare nga KQZ, në Gjakovë do të ketë balotazh.
Ardian Gjini nga AAK ka ka dalë i pari duke marrë 46.00% të votave, derisa Mimiza Kusari-Lila nga LVV ka marrë 37.08% të votave.
Gjini i Kusari-Lila do të përballen në balotazh më 14 nëntor./Telegrafi/