Please enter at least 3 characters.

Kurzawa bëhet mbrojtësi i parë që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve

2017/11/GettyImages-868746324.jpg
151:"during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and RSC Anderlecht at Parc des Princes on October 31, 2017 in Paris, France.
19:"Dean Mouhtaropoulos

Layvin Kurzawa kishte një natë të madhe në Ligën e Kampionëve, ndaj Anderlechtit, duke u futur edhe në histori. 

Mbrojtësi shënoi tre gola në pjesën e dytë në fitoren prej 5-0 në fazën e grupeve.

Lojtari bëri paraqitje shumë të mirë, njëri nga më të mirët prej se ka ardhur te PSG.

Het-triku ishte mjaft i bukur, por Kurzawa gjithashtu u bë mbrojtësi i parë në historinë moderne të Ligës së Kampionëve, që ka arritur të shënojë tre gola.

Ai është lojtari i dytë i PSG-së që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve, me Zlatan Ibrahimovicin që kishte shënuar në tetor të vitit 2013.

PSG vazhdon me rekord të jashtëzakonshëm pasi deri më tani kanë shënuar 17 gola dhe nuk kanë pranuar ende. /Telegrafi/