Kryeministri Albin Kurti gjatë të martës kishte takuar disa nga afaristët vendor.
Pas këtij takimi afaristi Ramiz Kelmendi ka treguar se diskutimi me Kurtin ishte i frytshëm në mbështetje të prodhuesve të Kosovës.
“Një takim i frytshëm me temë për mbështetje të vazhdueshme dhe më të qëndrueshme për prodhuesit e vendit, e me mundësi që këta prodhues të mbështeten edhe në tregjet e rajonit”, ka njoftuar Kelmendi në profilin e tij në Facebook.
“Në takim u ngritë edhe çështja dhe rëndësia që qytetarët do e kenë fjalën e fundit në këtë drejtim duke konsumuar dhe përdorur prodhimet vendore”, përfundon ai. /Telegrafi/