Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.
Sipas njoftimit, komandanti i KFOR-it gjatë takimit ka theksuar se koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës janë kyçe për sigurinë e qëndrueshme, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Më tej thuhet se gjeneralmajori Ulutas ka rikonfirmoi angazhimin e palëkundur KFOR-it për të luajtur rolin e vet në këtë drejtim.
Ai gjithashtu ka përsëritur mbështetjen e KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/