Kryeministri Albin Kurti, ishte i pranishëm në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros në Stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti shprehu lëvdata të jashtëzakonshme për kombëtaren e Kosovës.
“Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë”.
“Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren”, shkroi Kurti.
Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).
Sipas renditjes, Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që na pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë./Telegrafi/