Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që humbën jetën nga përmbytjet e shkaktuara sot në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kurti tha se Kosova qëndron me Bosnjë dhe Hercegovinën në këto kohë të vështira, teksa i shprehu gatishmërinë për ndihmë.
“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi. Republika e Kosovës është me ju”, shkroi Kurti në “X”, transmeton Telegrafi.
On behalf of the people of Kosova, I express my deepest condolences to the families and communities affected by the floods in Bosnia and Herzegovina. We stand with you during these difficult times and are ready to help in any way we can. Republika Kosova je uz vas!
— Albin Kurti (@albinkurti) October 4, 2024
Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.
Deri më tani, trupat e 16 viktimave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës në Hercegovinë, ndërsa shërbimet e shpëtimit janë në kërkim të personave të zhdukur.
Tre njerëz kanë humbur jetën në Fojnicë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Mbrojtja Civile e kësaj komune në Bosnjën qendrore. /Telegrafi/