Kryeministri Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I pyetur në DebatPlus nëse do të ishte në opozitë, do të kundërshtonte propozimin evropian dhe Asociacionin, Kurti ka thënë se Qëndrimin i tij vetëvendosës nuk e ka ndryshuar.
“Mos kërkoni prej meje nëse dua të jem në opozitë, sepse na kanë votuar mbi 400 mijë qytetarë, që është 36% më shumë se krejt partitë e tjera së bashku”.
“Unë jam kryeministër i Kosovës, dhe e kam trashëguar një marrëveshje të mëhershme, andaj unë po mundohem të bëjë më të mirën për vendin tonë”, tha Kurti.
Tutje theksoi se qëndrimi i tij Asociacionin nuk ka ndryshuar.
“Edhe atëherë edhe sot, jo “Zajednicës”. Pra strategjia ka ndryshuar por koncepti është i njëjtë.”
Kurit, e ka mohuar se vetëmenaxhimi ka të bëjë me vetëqeverisje apo vetëadministrim të komunitetit serb.
Vetëmenaxhimi sipas tij nuk është territorial dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.
“Vetëmenaxhimi i përket neni7, thotë vetëmneaxhim për komunitetin serb jo për komunat, nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, dot ë kishte bënte me vetëqeverisjen lokale. Vetëmenaxhimi nuk ju referohet serbëve në territorin ku banojnë por në identitetin që kanë”, ka thënë ai.
Kreu i Qeverisë foli edhe për marrëveshjen e Ohrit.
Ai tha se marrëveshja e arritur nuk është e shkëlqyeshme, por sipas tij ka një përparësi sepse nuk e cenon mundësin për të ecur përpara.
“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo çka është e rëndësishme është se nuk na e cenon fare mundësin për të ecur përpara, marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem. Nëse e lexoni marrëveshjen bazë, e shihni njohjen defakto”.
“Aty thuhet se të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen. Në takimin e prillit, do të diskutojmë komplet marrëveshjen. Nuk do të këtë theksim të njërit apo tjetrit nen”.
“Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, u shpreh Kurti./Telegrafi/