Site icon Telegrafi

Kurti publikon emrat e rinj që do të udhëheqin në KEK, Telekom dhe Infrakos

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur emrat e rinj në bordet e përkohshme.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të ndalet gjakderdhja financiare.

“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”.

“Luigj Ymeri, Burbuqe Hana dhe  Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan Nijazi Thaçin, Bedri Istrefin dhe Agron Thaçin”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version