Site icon Telegrafi

Kurti për raportin e TI-së: Lufta jonë kundër korrupsionit, po vazhdon të jap rezultate

Foto: Arkiv

Transparency International, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit, por vazhdon të mos e ketë nën kontroll.

Në raportin e kësaj organizate ndërkombëtare Kosova renditet e 81 me 41 pikë, dy më shumë se vitin e kaluar.

Kryeministri Albin Kurti e ka thënë se lufta kundër korrupsionit po vazhdon të jap rezultate.

“E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Edhe ambasada e Francës në Kosovë e ka vlerësuar si hap të mirë përparimin e Kosovës në luftimin e korrupsionit.

“Kosova  vazhdon progresin e saj duke fituar tre vende në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ne duhet të vazhdojmë këtë progres. Franca mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version