Site icon Telegrafi

Kurti nuk përmend shifra të sakta për Fondin e Sigurisë, thotë se vlera e mjeteve është shtatë shifrore

Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deri më tani vlera e mjeteve të mbledhura në Fondin e Sigurisë është shtatë shifrore.

Kurti ka shtuar se deri në fundjavë numri i donacioneve ka qenë katër shifrore, përcjell Telegrafi.

“Ajo që unë di, numri i donacioneve për Fondin e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katër shifrorë, ndërsa, numri i mjeteve të mbledhura është shtatë shifrorë. Për shifra të sakta mund të ju tregojë Ministria e Financave”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu Buxheti i Ushtrisë së Kosovës ndër vite – nga 19 milionë deri në 100 milionë euro

Gjatë javës së kaluar është themeluar Fondi i Sigurisë, ku kryeministri kishte ftuar qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë e vendit.

“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, pati theksuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version