Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndroj në Munich të Gjermanisë.
Gjatë qëndrimit të tij Kurti së bashku me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, takoi Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.
Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.
“Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, tha kryeministri Kurti.
Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën, dhe mbështetjes së pa rezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën
për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/