Site icon Telegrafi

Kurti, Konjufca dhe Sveçla nderojnë policin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij në Banjskë

Sot janë bërë një vit nga vrasja e rreshterit policor Afrim Bunjaku në sulmin terrorist që u bë ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Në nderim të heroizimit të policit Afrim Bunjaku, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar familjen Bunjaku dhe kanë bërë homazhe tek varri i policit të ndjerë.

Kurora lulesh tek varri i heroit të Kosovës kanë vendosur edhe ambasadorët e huaj, si ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ambasadorja sllovene Mince Benedejçiq, ajo kroate Danijela Barisiq etj.

Përveç tyre homazhe kanë bërë edhe zytarët e tjerë qeveritar, deputetë, pjesëtarët dhe drejtuesit e Policisë së Kosovës si dhe qytetarë të shumtë.

Rreth dy javë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave. Tre persona tashmë janë të arrestuar. Në mesin e të akuzuarve është edhe Milan Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që pati marrë përgjegjësinë për sulmin. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version