Please enter at least 3 characters.

Kurti e befason me pyetje Ramën: Po Berisha e Meta do të garojnë në zgjedhje?

2024/12/kurti-e-rama.jpg

Pas përfundimit të seancës në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë lëvizur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës për të mbajtur një takim.

Derisa bëjnë bashkë rrugën nga objekti i Kuvendit të Kosovës drejt Qeverisë, ndërkohë në një moment Kurti interesohet edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri, duke e pyetur Ramën nëse do të marrin pjesë në zgjedhje Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Po mo, nuk pengon asgjë” i është përgjigjur Rama, derisa biseda e tyre ka vazhduar pa mundur të kapet nga mediat.