Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.
Kurti më tej ka shtuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes.
Telegrafi ka raportuar ditë më parë se takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet më 2 maj 2023.
Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes.
Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur. /Telegrafi/
We spent the last 2 years negotiating a legally binding agreement btw Kosova & Serbia. On March 18 in Ohër/Ohrid, EU HR/VP @JosepBorrellF officially announced the deal. What has been agreed upon must now be implemented—fully and immediately. No partial implementation; no delays.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 16, 2023