Site icon Telegrafi

Kurrë mos pini ujë pas ushqimit djegës, por qumësht

Po që se keni ngrënë ndonjëherë ushqim, që nuk e keni ditur se është i djegës, sigurisht që e keni ndjerë nxehtësinë në gojë.

Kjo materie detektohet nga receptorët në gjuhë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit, që në organizëm ka hyrë diçka e pazakontë.

Trupi reagon me djegësi, duke u munduar që të eliminojë këtë material të padëshirueshëm, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ushqimi pikant është i shëndetshëm, por nëse vuani nga këto sëmundje mund të jetë i rrezikshëm

Por, pse uji e nxitë djegësinë në gojë, teksa qumështi e eliminon?

E tëra është tek përbërësit. Kapsaisina ka një varg molekular jo polar, njëjtë sikur qumështi.

Kur këto bëhen bashkë, kthehen në materie tjetër jo polare.

Nëse pini ujë, atëherë kapsaisina shpërndahet, duke bërë që të keni djegie edhe më të mëdha.

/Telegrafi/

Exit mobile version