Ekzistojnë tri gjëra të rëndësishme për të cilat femra nuk mund të bisedojë me partnerin e vet, shpesh i kërkon falje apo arsyetohet
Si duket femrat shpesh kërkojnë falje për këto gjëra, edhe pse nuk ka asgjë përse do t’ia vlente që të arsyetohesh, të ndihesh keq dhe aq më pak që të kërkosh falje! – transmeton Telegrafi.
Përse është fjala?
1. Për atë çfarë dhe si mendon, ndien, dashuron apo jeton
Ju jeni personi i cili i ka mendimet e veta, dëshirat, emocionet, nevojat, pasionet… Për këtë shkak ju jeni ajo që jeni, nuk duhet dhe nuk ka nevojë të ndryshoni apo të arsyetoheni për këto gjëra.
Ndonjëherë vjen edhe deri te vetëcensura. Femrat vetë ndryshojnë, duke menduar që kështu do t’i pëlqejnë partnerit të tyre, ndërkaq me atë rast ajo as që kërkon diç të tillë nga ata.
Prandaj për të shpesh nuk ka nevojë, mirëpo nëse mashkulli vëren ndryshimin e këtillë te femra, duhet t’ia tërheqë vërejtjen që është i dashuruar me të ashtu siç është në të vërtetë dhe për shkak të tij nuk bën dhe nuk duhet të ndryshojë.
2. Për atë që nuk dëshironi gjithmonë të bëni dashuri
Mbani në mend, nuk duhet të arsyetoheni apo të viktimizoheni apo ta detyroni veten të bëni seks nëse nuk jeni të gatshme.
Keni të drejtë të kënaqeni në jetën tuaj intime me mashkullin ashtu si edhe ai. Prandaj, nëse në ditën e caktuar nuk jeni të gatshme për seks për shkak të lodhjes, nuk duhet të frikësoheni që ai do të gjejë partnere tjetër për shkak që ju nuk jeni për intimitet. Kjo nuk është situatë normale.
3. Për atë që ndonjëherë keni nevojë për hapësirë dhe kohë personale
Kurrë mos kërkoni falje për faktet që ndonjëherë dëshironi të rrini vetëm. Mbase vetëm dëshironi të lexoni ndonjë libër, të pini çaj, apo të shëtitni vetë në park, nuk ka asgjë të keqe.
Problemi mund të krijohet, nëse shumë kohë kaloni vetëm apo me miqtë dhe më pak me partnerin. Mirëpo, nëse herë pas here keni nevojë për vetmi, për këtë kurrë mos kërkoni falje – ajo është nevojë e juaja. /Telegrafi/