Një antilopë e pafat e ka pësuar me jetë, kur nga kureshtja vendosi t’i afrohet tufës së maceve të mëdha të njohura si çita.
Michael Tiller, 25-vjeç, punonjës i parkut nacional në Afrikën e Jugut, ka arritur ta kap momentin kur tri çita që ishin fshehur në shkurre i vërsulen antilopës që u nda nga tufa, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një çita dhe dy të vegjlit e saj që prej kohësh po kërkoheshin nga punonjësit e parkut, pasi vazhdimisht po mbysnin kafshë të ndryshme.
Edhe pse antilopa e kupton gabimin që e kishte bërë, tenton të arratiset dhe t’i rikthehet tufës – por shumë vonë, sepse çitat e kapin dhe e copëtojnë. /Telegrafi/