Fansat e cilësuan shortin e FA Cup si “më të kurdisur ndonjëherë” pas një formati të ri “joprofesional”.
Manchester United do të përballet në gjysmëfinale me ekipin nga Championship, Coventry, vetëm pak minuta pas një fitoreje të pabesueshme 4-3 ndaj Liverpoolit.
Ndeshja tjetër do të jetë në mes të kampionit në fuqi Manchester City me Chelsean, i cili mundi Leicester 3-2 më herët sot.
Por, disa mbështetës nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si u hodh shorti. Duke u zhvilluar drejtpërdrejt në ITV, Ian Wright tërhoqi topa përpara Roy Keane dhe Graeme Souness në studio.
Ata qëndruan ulur ndërsa Wright fuste dorën në çantën e famshme përpara se t’i tregonte numrat kamerës.
Megjithatë, audiencës nuk i ishte thënë më parë se cili numër kishte të bënte me cilin ekip.
Dhe atmosfera e rastësishme ishte shumë larg nga shumica e shorteve, të cilat zakonisht zhvillohen në një mjedis shumë më formal.
Kjo bëri që disa tifozë të goditnin formatin e ri “joprofesional”, ndërkohë që pohuan se shorti ishte “më i kurdisur se ndonjëherë” për shkak të mungesës së transparencës mbi numrat e skuadrave.
Një tifoz tha: “Ky është shorti më i kurdisur i FA Cup që kam parë ndonjëherë. Kaq joprofesionale”.
Një tjetër deklaroi: “Shorti për Kupën FA është një trukim! Nuk u tha se cili numër i përket cilës skuadërfillimisht”.
Njëri vuri në dukje: “Që kur kemi pasur ndonjëherë një short të Kupës FA pa u njoftuar se kush ishte secili numër paraprakisht?”.
Ora e saktë e ndeshjeve nuk është konfirmuar ende, por që ato do të zhvillohen më 20/21 prill, ndërsa finalja më 25 maj. /Telegrafi/