Është pica më e kërkuar në New York. Famous Famiglia, rrjeti i restoranteve të njohura për picën më të mirë italiane ka marrë epitetin falë një pune me shumë përkushtim ndër dekada.
Pica me shijen më të mirë në New York është sjellë nga familja shqiptare Kolaj, dhe si një tregim i suksesshëm, Famous Famiglia ka tërhequr emra të njohur të skenës publike, nga sfera politike, sportive dhe e shoubizit.
Prej emrave të njohur që shijuan picën më të preferuar të New Yorkut, janë presidentë, si George Bush, Bill Clinton e deri te presidenti i tanishëm i SHBA-ve, Donald Trump.
Bill Clinton, presidenti më i dashur për shqiptarët falë kontributit të madh të tij, e ka cilësuar suksesin e Famous Famiglia si një tregim suksesi ku madje ka bërë edhe foto me imazhin e Mama Rosas që me fëmijët e saj u shpërngul drejt SHBA-ve.
Emra tjerë përfshijnë si yje të muzikës, siç është legjendari, Luciano Pavarotti i cili edhe ka lënë nënshkrimin e tij për vizitën në Famous Famiglia.
Aktori Arnold Schwarzenegger, i cili ka qenë edhe guvernator i Kalifornisë, ka falënderuar Famous Famiglian për picën fantastike dhe madje me nënshkrim ka lënë mesazhin se do të vizitojë sërish rrjetin e famshëm, Famous Famiglia.
Prej emrave tjerë të njohur që vizituan Famous Famiglian vlen të përmenden Usher, Andrea Bocelli, Paris Hilton, etj.
Famous Famiglia është brend botëror me rrjetin e restoranteve që njihet për picën me shije të veçantë. Ky rrjet filloi në New York nga shqiptarët dhe është zgjeruar në gjithë botën me pika në aeroporte, restorante dhe kryeqendra të mëdha të botës. /Telegrafi/