Spanja me shumë mundësi është momentalisht kombëtarja me futbollin më atraktiv në botë dhe fakti se do të ballafaqohen me kampionin e Copa Americas dhe kampionin në fuqi të botës, Argjentinën i bën tifozët të presin me padurim këtë ballafaqim.
La Finalissima siç njihet ndryshe trofeu për të cilin luftojnë fituesi i Kampionatit Evropian dhe ai i Copa Americas, do të ndodhë në vitin 2025.
Fillimisht ishte planifikuar që ky takim të luhet në qershor, por fakti se gjatë asaj periudhe do të luhet Kupa e Botës për Klube është një pengesë.
Tani sipas gazetarit Gaston Edul, përcjell mediumi katalanas Sport, La Finalissima do të luhet në mars të vitit të ardhshëm.
Ky kompeticion i cili u rikthye sërish në futboll, mban po ashtu emrin e Argjentinës si fitues i fundit pas fitores që kishin arritur ndaj Italisë me rezultat 3-0 ndaj Italisë në 2023.
Para se gjithash, kjo ndeshje do të jetë emocionuese për faktin se Lionel Messi do të takohet me Lamine Yamal, spanjollin i cili po konsiderohet si pasardhësi i tij tek Barcelona.
Nuk është ende e qartë se në cilin vend do të mbahet ndeshja, ani pse teorikisht do të duhej të zhvillohej në Amerikën Jugore kësaj radhe.
‘Wembley’ ishte nikoqiri i parë i këtij eventi ndërsa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtohen si një vend potencial për mbarëvajtjen e kësaj përballje./Telegrafi/