Në darkën sqaruese Egli Tako ia ka përmendur Gjestit deklaratën e fortë që bëri për të.
Ai në një nga videot që u publikua tha se kur të largohet nga kjo shtëpi do të zhduket nga Egli.
E kjo duket ta ketë prekur banoren, e cila i kërkoi sqarim se për çfarë e bëri atë.

Banori nga Kosova i tha se ka qenë kur ishte nervoz dhe se kjo iu ndodh të gjithëve.
“Këto gjëra ndodhin gjithkund. Njeriu kur të nervozohet, edhe jashtë kështu jam, i kam thënë edhe femrës që kam pasur”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Zhduku kam thënë pasi i ke hyrë thellë. Për atë video, ka qenë pjesë e nishanit”.
Egli i tha se pas atyre gjërave do të ishte ajo që do të duhej të zhdukej nga ai. /Telegrafi/