Site icon Telegrafi

“Kur të bësh fëmijë me të duhet të bësh testin e ADN-së” – Xheneta i kërkon llogari Arionit për fjalët që i tha Gjestit

Një debat i ashpër ka ndodhur pasditen e së dielës në Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo në mes të Xhenetës dhe Arionit, për shkak të një bisede që ky i fundit kishte bërë me Gjestin.

Derisa po qëndronin në dhomë të gjumit, modelja shkoi për t’i kërkuar llogari këngëtarit për fjalët që kishte thënë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Përse ke thënë ti se kur të bësh fëmijë me Xhenetën duhet të bësh testin e ADN-së”, iu drejtua ajo.

Lexo po ashtu "1.3 milion ndjekës të rremë", Drilon Rama me akuza ndaj Leos në BBVK

Banori i këtij formati mbeti i shtangur derisa u mundua t’i kamuflonte gjërat, duke thënë se nuk kishte ndonjë qëllim të keq.

Foto: Screenshot/YouTube

“Marre duhet të të vijë. Si mund të thuhen këto fjalë, do e shohësh kur të shkoj në dhomë të rrëfimit”, tha Fetahu.

Arioni në anën tjetër i tha se vetë e ka potencuar se e ka një të dashur jashtë, një brenda dhe për të tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas, i njëjti shkoi për t’i kërkuar falje Gjestit nëse është prekur nga e gjithë kjo.

“Nëse ti je prekur, unë të kërkoj falje, të tregova, edhe kur ke Xheneta këtu, të thash të kërkoj falje”, u shpreh Arioni.

 

Këngëtari pejan vazhdoi më pastaj duke thënë që ai duhet t’i kërkojë falje për këtë edhe Xhenetës. /Telegrafi/

Exit mobile version