Një studim i ri i publikuar në revistën Social Scienceand Medicine ka treguar që njerëzit të cilët lexojnë një libër jetojnë më gjatë se ata të cilët nuk e kanë atë shpreh
Hulumtuesit e Universitetit amerikan Yale kanë studiuar shprehitë e leximit të 3.635 pjesëmarrësve më të vjetër se 50 vjeç.
Të intervistuarit janë ndarë në tri grupe – në ata të cilët nuk lexojnë, në ata të cilët lexojmë më pak se 3,5 orë në javë dhe në ata të cilët lexojnë më shumë se 3,5 orë në javë.
Hulumtuesit kanë ndjekur çdo grup madje gjatë 12 vjetëve.
Njerëzit të cilët kanë lexuar më shumë kanë qenë femrat e arsimuara me të ardhura të larta, transmeton Telegrafi.
Gjatë hulumtimit është konstatuar se si të dy grupet e lexuesve kanë jetuar më gjatë se ata të cilët nuk kanë lexuar libra.
Personat të cilët kanë lexuar më shumë se 3,5 orë në javë, kanë jetuar plot 23 muaj më gjatë se njerëzit të cilët nuk kanë lexuar fare.
Ajo jetë e zgjatur është vërejtur te të gjithë të intervistuarit, pa marrë parasysh faktorët e gjendjes së tyre pasurore, arsimore dhe shëndetësore.
Prandaj, hulumtuesit kanë nxjerrë përfundimin që jetëgjatësia është e mundshme të zgjatet me aktivitetin e thjeshtë siç është leximi. /Telegrafi/