Nëse bebi juaj nuk futet në kategorinë me ‘rrezik të lartë’ të alergjive, ju mund ta shtoni kosin dhe djathin në ushqimin e bebes suaj që kur ai mbush 6 muajt e parë.
Kërkoni që kosi të jetë i pastër, natyral. Shumë lloje syresh që prodhohen për fëmijë kanë një përmbajtje të lartë sheqernash. Mund t’i shtoni pure frutash kosit për të krijuar një larmi shijesh, por mos e ëmbëltoni sheqerin me mjaltë.
Llojet e kosit që i kanë të gjitha yndyrat janë veçanërisht të mira për bebin. Yndyrat përmbajnë gjithashtu vitaminat A dhe D, vlerat ushqyese të cilat reduktohen kur qumështi pasterizohet.
Prindërit duhet t’i shmangin llojet e djathërave që kanë myk, sepse nuk janë të sigurt për beben në këtë moshë. /Telegrafi/