Site icon Telegrafi

Kur kirurgët e dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar, ata qepin më shpejt dhe më mirë

Një studim i ri ka treguar se kur kirurgët plastikë e dëgjojnë muzikën e preferuar, teknika e tyre kirurgjike dhe efiçienca është më e mirë.

Nga klasike deri tek ajo rok, muzika mund të dëgjohet në shumë dhoma operimi anë e mbanë botës, transmeton Telegrafi.

Megjithëse studimet e mëhershme e kishin dëshmuar se dëgjimi i muzikës gjatë operacioneve e ulë stresin te kirurgët, faktikisht ka informacion të kufizuar për efektet e muzikës në performancën teknike gjatë kryerjes së një detyre kirurgjike, siç është ajo prerjes.

Për kirurgët është shumë e rëndësishme shpejtësia dhe kualiteti i prerjes dhe qepjes.

Pas studimeve të ndryshme, ekspertët kanë zbuluar se kirurgët janë më të shpejtë në detyrat e tyre kur janë duke e dëgjuar muzikën e preferuar.

Përveç se janë më të shpejtë, edhe kualiteti i mbylljes së plagëve është dukshëm më i mirë.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Aesthetic Surgery Journal”. /Telegrafi/

Exit mobile version