Një anakondë gjigante është parë duke shtypur për vdekje zhapikun, duke e mbështjellë trupin e tij rreth grabitqarit – në atë që quhet “përqafimi fatal”.
Gjarpri gjigant u mbështoll rreth zhapikut, derisa me çdo kusht tentonte të lirohej nga “përqafimi fatal”, transmeton Telegrafi.
Zhapiku bëri disa lëvizje me shpresën se do të shpëtojë, por pa ndonjë sukses – ngordhi nga shtypja e anakondës.
Ngjarja është filmuar në pyjet e Amazonës në Brazil, ku kjo betejë u filmua nga një vizitor.
“Natyra është e mistershme. Një ditë je grabitqar, të nesërmen pre”, tha autori i videos që u shikua nga miliona njerëz. /Telegrafi/