Site icon Telegrafi

Kundërshtari i Putinit, Navalny u dërgua për shërim në Gjermani

Kritikuesi i sëmurë rëndë nga Kremlini, Alexei Navalny është dërguar për shërim në shtetin e Gjermanisë, ku do të marrë kujdes mjekësor pasi aleatët e politikanit të opozitës akuzuan autoritetet ruse se po përpiqeshin të ndalonin evakuimin e tij.

Ai është në gjendje kome të induktuar gjersa truri ishte në gjendje të qëndrueshme, tha të premten stafi mjekësor në një spital të qytetit siberian të Omskit.

Navalny u dërgua në aeroportin e Omskit me një ambulancë disa minuta pas mesnatës gjersa aeroplani u ngrit dy orë më vonë, tha një dëshmitar i reuters. Kira Yarmysh, zëdhënësi i Navalnyt, tha se gruaja e tij, Yulia ishte gjithashtu në bord, transmeton Telegrafi.

“Lufta për jetën dhe shëndetin e Alexei është vetëm fillimi dhe ka një rrugë të gjatë për të bërë, por të paktën hapi i parë është bërë,” shkroi Yarmysh në Twitter.

Mjekët gjermanë evakuuan 44-vjeçarin, me kërkesën e gruas së tij dhe aleatëve, të cilët pohuan se kanë frikë që autoritetet ruse mund të fshehin të dhëna se si u sëmur.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet brenda aeroplanit: Pasi u helmua me çaj, lideri i opozitës ruse dëgjohet duke rënkuar

Navalny, një kundërshtar i gjatë i presidentit, Vladimir Putin, dhe aktivist kundër korrupsionit, humbi vetëdijen në një aeroplan gjersa thuhet se ishte helmuar përmes çajit, i cili thuhej se përmbante helm. /Telegrafi/

Exit mobile version