Site icon Telegrafi

Kumbaro: Filmi është në agoni!

Pakësimi i buxhetit për prodhimet kinematografike në Shqipëri dhe numri i lartë i tyre ka sjellë edhe cilësi më të dobët shprehet regjisori, shprehet regjisori Saimir Kumbaro.

“Deri në vitin 2007-9, buxheti ishte i plotë, por me ardhjen e drejtuesit të ri të Qendrës u rend shumë pas sasisë. Duke u rendur pas sasisë u ul buxheti, ra cilësia, se një regjisor detyrohet të marrë aktorë të kategorisë së dytë. Këta aktorë cenojnë edhe vlerat e filmit. Në ekipin inxhinierik të filmit del se regjisori, skenaristi edhe aktori protagonist janë i njëjti person”, thotë ai. “Shtimi i shtëpive filmike ka ndikuar gjithashtu negativisht në këtë sektor. Ne kemi pasur një kinostudio edhe kemi prodhuar 260 filma, ndërsa tani janë 80 kinostudio të vogla, shtëpi filmike. Është një sulm; asnjë nga këto producentë nuk e fusin dorën në xhep. Por, çfarë marrin nga shteti edhe bëjnë filmin. Prandaj, filmat kanë dal pa emocion, pa konflikt. Unë jam gëzuar shumë kur Alimani mori çmim në Poloni, sepse i rritet prestigji gjithë kineastëve, ashtu siç jam gëzuar edhe për Gjergj Xhuvanin, kur u vlerësua në Kanë”.

Sipas Kumbaros, brezi i tij u bë kineast se pati fat të bashkëpunojë me Dhimitër Anagnostin, Pirro Milkanin, Gëzim Erebarën, Viktor Gjikën etj., që kishin bërë shkolla jashtë shtetit dhe që nuk ishin njerëz të mbyllur, por profesionist me dije, kulturë edhe me zemër të madhe. /Java News/

Exit mobile version