Site icon Telegrafi

Kultivuesit e duhanit në Prilep të kënaqur nga çmimet

Kultivuesit e duhanit, të cilët sot kanë shitur duhanin në Prilep, janë shprehur të kënaqur nga çmimet e shitjes për këtë vit dhe nga subvencionimet e qeverisë, nga e cila marrin 60 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi mesatar për blerjen e duhanit këtë vit arrin deri 188 denarë, por me takimin e sotëm me liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, kultivuesit e duhanit thanë se çmimi ka arritur deri në 196 denarë, ndrësa presin që të rritet deri 200 denarë.

Nikolla Gruevski në takim me kultivuesit e duhanit në Prilep, u premtoi se ata në mandatin e ardhshëm do të subvencionohen nga ana e qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version