Site icon Telegrafi

Kukullat bizare të shpuara me gjilpëra, shqetësuan banorët e një qyteti rus (Foto)

Pensionistja e paemëruar ka nisur të ketë probleme me shtypjen e gjakut, kur pa kukullat bizare të shpuara me gjilpëra në stilin ‘vudo’ që ishin shpërndarë nëpër Zavetny të Rusisë.

Ajo nuk ishte e vetmja që u shqetësua prej lodrave të çuditshme, pasi shumë banorë nga ky qytet në jugperëndim të shtetit, në kufi me Gjeorgjinë, i kishin parë kur janë zgjuar në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Policët që dolën herët në terren, mblodhën disa prej tyre për të bërë hulumtime në gjetjen e shenjave të  gishtave, në përpjekje të identifikojë autorët. Shumica prej tyre nuk kishin sy, iu mungonte së paku nga një gjymtyrë, ndërsa ishin të veshura me uniforma ose veshje të qepura sikur për gra.

“Menjëherë nisëm t’i trajtonim banorët, për t’i qetësuar, në mënyrë që të mos ngjallet panik. Më së vështiri e kishim me ata që frikësohen prej besëtytnive”, ka thënë një zyrtar policor.

Sipas një banoreje, kukullat janë nga një muze arti që është mbyllur shumë kohë më parë, që mund të jetë thyer nga dikush që dëshiron të mahitet në këtë formë.

“Ky është një mallkim”, ka thënë një tjetër, nga frika se është kryer nga ndonjë grup famëkeq që dëshiron të ngjallë frikë të panevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version