Site icon Telegrafi

Kukulla që do duhej të qante, lëshon klithma të papërshtatshme për fëmijë (Video)

Gail Turley nga Uellsi i Britanisë së Madhe ia ka blerë vajzës së saj një kukull, e cila kur nuk e ka cucën mashtruese fillon të qajë.

Mirëpo, lodra nuk lëshon zëra që ngjajnë me vajin e fëmijëve, por janë më shumë sikur klithma të ndonjë femre që është duke kryer marrëdhënie seksuale, transmeton Telegrafi.

Nëna 33-vjeçare nuk është ndier aspak mirë me këtë rast dhe e ka postuar videon që mund ta shihni më poshtë, për të vërtetuar nëse edhe të tjerët mendojnë si ajo.

“Po e dëgjoj vetëm unë, apo vërtetë kjo lodër po lëshon zëra që i dëgjojmë në filmat pornografikë”, ka shkruar Turley krahas filmimit të postuar.

Sipas komenteve që janë lënë, vërehet se ajo nuk është e vetmja që po mendon kështu, meqë shumë njerëz i komentojnë si tinguj të pazakontë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Hkmc1ubjfXk

Exit mobile version