Zurichu nuk e ka në plane Burim Kukelin, por lojtari ka vlerësimin e Luganos, që është gati ta afrojë atë në skuadër raporton “Blick”.
Mesfushori pritet të lihet i lirë dhe te ish-skuadra e Sadikut mendojnë se eksperienca e Kukesli mund t’u vlejë dhe po programojnë të nënshkruajnë me të.
Ndërkohë edhe Sadiku pritet të largohet nga Zurihu, por për të ndodhur kjo duhet të vijë oferta e duhur në klubin zviceran dhe presidenti Ançilo Kanepa e ka thënë hapur këtë:
“Sadiku do të lërë Zurichun, por nevojitet një ofertë konkrete dhe deri tani nuk na ka ardhur asnjë e tillë”.
Deri më tani është folur për interesim të disa klubeve për shërbimet e sulmuesit, por ende nuk ka asgjë konkrete, ndaj duhet pritur për të mësuar se cila do të jetë skuadra e re e “bomberit” kuqezi.