Site icon Telegrafi

“Kujtime që do të zgjasin një jetë” – reagimet e fëmijëve që dalin në fushën me lojtarët e mëdhenj në Euro 2024

Yjet më të mëdhenj të futbollit janë aktualisht në Euro 2024 në Gjermani dhe gjatë fazës së grupeve të kësaj gare, kemi qenë dëshmitarë të tentativave të shumta të tifozëve për tu futur në fushë për të bërë foto me idhujt e tyre.

Mirëpo, ka edhe nga ata që legalisht kanë arritur të qëndrojnë pranë yjeve të mëdhenj të futbollit dhe sigurisht këta janë fëmijë që dalin në fushë së bashku me futbollistët para fillimit të lojës.

UEFA, në pushimin mes përfundimit të fazës së grupeve dhe fillimit të 1/16-ave, ka publikuar një përmbledhje interesante fotosh nga ndeshjet ku tregohet kënaqësia e fëmijëve që patën mundësinë të shohin nga afër yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.

“Kujtime që do të zgjasin një jetë”, ka shkruar UEFA dhe është e sigurt që fëmijët në ato foto mund të pajtohen plotësisht me këtë deklaratë.

 

Sigurisht, në shumicën e rasteve fëmijët kënaqeshin nga takimet me Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappe, dhe shprehjet e tyre të fytyrës ishin vërtet të paçmueshme. /Telegrafi/ 

Exit mobile version