Prokuroria themelore publike e Velesit në bazë të një informacioni që mori, merr masa të verifikojë nëse kujdestaret iu japin të pijnë cigare elektrike fëmijëve të kopshtit “Dimçe Mirçev” Veles.
Për të hetuar shkaqet e mundshme të dyshimit për veprën penale të neglizhencës dhe keqpërdorimin e fëmijëve, prokuroria publike kompetente ka lëshuar urdhër në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmerr veprime që përfshijnë zhvillimin e bisedave me persona (të punësuar dhe prindër) të cilët mund të kenë njohuri të caktuara mbi ngjarjen.
Merren edhe disa veprime, ndërsa lënda është në fazën e hetimeve paraprake, sipas Prokuroria themelore publike./Telegrafi/