Pilingu i bërë në shtëpi ndihmon për t’u kujdesur për lëkurën dhe mund ta bëni në shtëpi, me përbërës që do të jenë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për produkte të panumërta të blera në dyqane dhe trajtime sallonesh
Në treg mund të gjeni piling të panumërt për trupin, por këtë herë pse të mos arrini te natyralja, të cilën do ta bëni vetë në shtëpi.
Siç e dini, trupi ka nevojë për kujdes shtesë në dimër, ashtu si fytyra, pra ky piling i bërë në shtëpi mund të jetë një shpëtim për lëkurën.
Pilingu nuk ka shumë përbërës, por duhet të kujdeseni vetë për atë që vendosni në të. Gjithashtu, mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për trajtimet në sallon. Riktheni shkëlqimin dhe butësinë e nevojshme të lëkurës tuaj me eksfolim natyral dhe të butë, transmeton Telegrafi.
Pilingu ushqyes për trupin
Përbërësit:
▪ 3 lugë sheqer kaf
▪ 3 lugë pluhur bajamesh
▪ 400 ml vaj rrushi
▪ 200 ml vaj bajamesh
▪ 15 pika vaj esencial trëndafili
Përgatitja:
Përzieni sheqerin dhe pluhurin e bajameve me vajin e farave të rrushit dhe vajin e bajames, më pas shtoni vajin e trëndafilit. Nëse në sipërfaqe ka mbetje vaji, shtoni pak sheqer.
Përdorimi:
Aplikoni pilingun, masazhojen lëkurën me lëvizje rrethore nga këmbët lart dhe shpëlajeni. Përsëriteni procedurën dy herë në javë. Gjithmonë provoni fillimisht në një pjesë të lëkurës përpara përdorimit. /Telegrafi/