Site icon Telegrafi

Kuçi nuk ngutet të mbajë premtimin për dorëheqje: E kemi votimin e ushtrisë… (Video)

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se në të gjitha pikëpamjet Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave para Serbisë, Ukrainës e shtetve të tjera.

Kuçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se do të jap dorëheqje pas premtimeve të bëra kohë më parë.

“Deri në votimin e ushtrisë do të mbetem deputet, por do të rishikoj pozicionin tim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i koalicionit qeverisës ka thënë se formimi i ushtrisë dhe arritja e një kompromisi për dialogun janë çështje më me rëndësi se liberalizimi i vizave.

“Unë do të mbajë qëndrimin tim, por data 14 dhjetor [votimi i ushtrisë] është shumë e rëndësishme”.

“Jam munduar të jem i përgjegjshëm me votuesit e mi dhe besoj se deri tani i tillë kam qenë…Nuk kam pasur asnjë aferë edhe në funksione tjera. Puna më e vështirë është ajo e kryetarit të komunës”.

Kuçi ka përsëritur se vizat nuk janë asgjë në krahasim me votimin e ushtrisë së Kosov⌂s, apo dialogun.

“Liberalizmi për mua është i parëndësishëm në krahasim me ushtrinë dhe përmbylljen e dialogut”, tha Kuçi./Telegrafi/

Exit mobile version