Kjo e shtunë në Shqipëri ka nisur me mot të kthjellët, kryesisht me diell.
Por pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të mbeten në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë Celsius deri në 18 gradë C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët. /Tch /Telegrafi/