Site icon Telegrafi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka mohuar se SHBA po tradhton Ukrainën.

Hegseth është pyetur nga gazetarja e Sky News, Deborah Haynes përpara takimit të NATO-s në Bruksel, nëse plani i SHBA është thjesht një tradhti ndaj ukrainasve që dhanë jetën dhe një shpërblim për diktatorët që përdorin forcën ushtarake për të marrë atë që duan.

“Epo, kjo është gjuha juaj, jo e imja, sigurisht jo tradhti”, u përgjigj ai, transmeton Telegrafi.

“Siç u thashë aleatëve tanë dje, ne e njohim angazhimin e jashtëzakonshëm që është bërë gjatë shumë viteve dhe asnjë vend, siç ka theksuar presidenti Trump, nuk ka bërë një angazhim më të madh ndaj misionit ukrainas sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë dhënë 300 miliardë dollarë”, shtoi Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

“Pra, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në stabilizimin e atyre vijave të frontit pas agresionit të Rusisë. Nuk ka tradhti atje”, theksoi Hegseth.

“Ekziston një njohje se e gjithë bota dhe Shtetet e Bashkuara kanë investuar dhe janë të interesuara për paqen, një paqe të negociuar, siç ka thënë presidenti Trump, duke ndaluar vrasjen”, tha për fund Hegseth. /Telegrafi/

 

Exit mobile version