Site icon Telegrafi

Kthimi i embrioneve në ditën e tretë dhe pestë në procesin in-vitro

Fekondimi in vitro është proces i ndërlikuar. Fillimisht pacientja stimulohet me terapi hormonale për të prodhuar më shumë folikula dhe më pas ato aspirohen dhe fekondohen në kushte laboratorike.

Kur vezoret e fekonduara embrionale arrijnë në fazën e dëshiruar, ato barten në mitrën e gruas, me shpresë se do të implantohen dhe do të rezultojnë me shtatzëni.

Embrioni fillon zhvillimin si një qelizë e vetme dhe më pas ndahet çdo 13 deri 24 orë.

Bartja e embrionit mund të kryhet në ditën e tretë ose të pestë pas fekondimit të embironit.

Deri ditën e tretë embrioni përbëhet nga 6-8 qeliza dhe quhet embrion shumëqelizor, ndërkaq në ditën e pestë numëron rreth 70-100 qeliza dhe quhet blastocist.

Për t’u formuar një blastocist, një embrion aktivizon gjenet e veta përmes procesit të quajtur aktivizimi gjenomik. Aktivizimi gjenomik lejon embrionin të prodhojë energjinë e nevojshme për ndarjen e mëtejshme të qelizave, diferencimit dhe formimit të blastocisteve.

Aftësia e embrionit për të përdorë gjenet e veta dhe për të prodhuar energji nuk është e thjeshtë. Rreth një e treta e embrioneve janë në gjendje t’i aktivizojnë gjenet me sukses dhe të rriten deri në fazën blastociste.

Kontrolli i zhvillimit të embrioneve në laborator është i rëndësishëm për të marrë vendim se cilët embrionë duhet të zgjidhen për bartje. Qëllimi është që të zgjidhen embrionet më të mira, përkatësisht ato që kanë më shumë gjasa të zhvillohen në një fetus të shëndetshëm.

Disa herë, embrionet më të mira paraqiten menjëherë, ndërkaq ka edhe kur nevojiten disa ditë.

Shumë e rëndësishme është që të bëhet dallimi kur dhe sa embrione do të rriten për shkak më shumë embrione rrit mundësinë për sukses, por në të njëjtën kohë rrit rrezikun e shtatzënive e shumëfishta që kanë rrezik nga lindja e parakohshme të fëmijëve.

Embrionet që nuk barten në mitër dhe nëse janë me cilësi të mirë mund të ngrihet dhe në një cikël të ardhshëm mund të bartet.

New Born Clinic është institucion privat shëndetësor që ndihmon çiftet në procesin e fekondimit me metodat më të reja. Gjendet në bulevarin Ilinden numër 107 në Shkup. Kontakt telefoni +389 (0) 2 2734 350; +389 (0) 77 443 443 apo mund t’i kontaktoni edhe me email: contact@newborn.mk

Exit mobile version