Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) nuk ka njohuri se për cilët persona bëhet fjalë lidhur me rastin e korrupsionit në të cilin janë të përfshirë dy funksionarë të lartë të pushtetit për të cilët përmendi kryeministri, Zoran Zaev, deklaroi sot në Shkup kryetari KSHPK-së, Igor Tanturovski.
Ai u distancua prej komenteve dhe theksoi se kryeministri me siguri ka burime të veta për të dhëna të tilla, ndërsa lidhur me lëndët për personat në të cilat vepron KSHPK dhe ku udhëhiqet procedurë, tha nuk mund të japë informacion publik.
“Unë nuk mund të them saktë se për cilët persona bëhet fjalë të cilët i përmendi kryeministri. E di për ato lëndë për të cilat veprojmë ne, ndërsa ato janë në procedurë dhe për to nuk mund të komentoj, tha Tanturovski
Ndërsa Sllagjana Taseva nga “Transparency Internnational” në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë rast, deklaroi se nuk mund të thotë asgjë se për cilët njerëz bëhet fjalë dhe se për çfarë bëhet fjalë.
Në pyetjen nëse disa prej institucioneve kompetente kanë vepruar për deklaratën e Zaevit, Taseva shtoi se nuk ka informacione të tilla dhe se procedurat e tilla janë të besueshme./Telegrafi/