Site icon Telegrafi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani merr pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili ka thirrur partitë politike për të diskutuar rreth situatës me pandeminë COVID-19.

Në këtë takim është parë duke hyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Osmani e cila vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, nga përfaqësues të kësaj partie kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin me Kurtin. /Telegrafi/

Exit mobile version