Në një ceremoni të veçantë, janë ndarë mirënjohje për individët dhe organizatat që kanë kontribuar me donacione për shkollat e komunës së Deçanit gjatë këtij viti.
Ky veprim synon të vlerësojë zemërgjerësinë dhe përkushtimin e tyre ndaj përmirësimit të kushteve në institucionet arsimore.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë një postim në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e këtyre donacioneve dhe ndikimin pozitiv që ato do të kenë.
“Kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një mjedisi më të mirë”, ka shkruar Ramosaj.
Falë mbështetjes së donatorëve, shkollat e Deçanit po i afrohen standardeve më të larta për arsimim, duke krijuar kushte më të mira për fëmijët dhe të rinjtë e kësaj komune. /Telegrafi/