Përkundër paralajmërimeve të shumta që ishin bërë nga disa ekspertë të ekonomisë, të cilët kishin parashikuar një largim masiv të punëtorëve nga Kosova pas heqjes së vizave, një fenomen i tillë nuk ka ndodhur.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva në një intervistë për Telegrafin, tha se një vit pas heqjes së vizave nuk ka pasur migrim të madh të punëtorëve.
“Vetë fakti që popullata është më e lirë, do të thotë shumica absolute vendosin më e lirshëm se ku të orientohen edhe ku gjejnë kushte më të mira, është normale që ata të shkojnë. Kjo e ka mundësu, për shembull, që madje edhe nga koha sezonale që punojnë, të veprojnë edhe jashtë Kosovës por siç po shihet, nuk është ajo pritshmëria e vlugut të madh të largimit”, është shprehur ai.
Sogojeva tha se nga largimet që kanë ndodhur, ka pasur shqetësime në sektorin e hotelerisë dhe turizmit se a mund të gjinden kamerierë dhe kuzhinierë të mirë.
“Normal çdo herë është ajo alternativa, gjendet alternativa, por megjithatë ka shqetësime, sepse ka pasë, për shembull, kuzhinierët e mirë i ka pas, kamerierët e mirë i ka pas edhe në momentin kur dikush largohet prej aty është nuk është lehtë me zevendësu atë, do të thotë edhe nëse e zëvendëson, ti ndoshta s’mundesh me e zëvendësu atë që ka qenë i mirë. Kështu që është vërejtur shqetësimi, po megjithatë janë gjetur edhe nuk kemi asnjë ankesë të mëdha. Do të thotë në bazë të terrenit nuk kemi asnjë ankesë të mëdha, të cilat kishin me dhanë një shqetësim më të madh për menaxherët ose për kompanitë pronarët e kompanive”, tha mes tjerash ai.
Sipas Sogojevës, liberalizimi i vizave ka ndikuar që të përmirësohen kushtet për ata që punojnë në sektorin privat.
“Megjithatë është përmirësu dukshëm, do të thotë paga e e këtyre punëtorëve, të cilët merren me këtë veprimtari dhe siç po shihet, do të thotë dita e ditës ka fillu me me ra në binarë dhe nuk kemi as migrime, ose lëvizje të mëdha të punëtorëve, siç është parashikuar”, sqaroi ai.
Tutje, në intervistë ai deklaroi se në të ardhmen janë disa gjëra që mund të ndikojnë nëse të rinjtë mund ta gjejnë vetën në Kosovë, ose jo.
“Ndoshta në të ardhmen të shohim se a mund të ketë, do të thotë varësisht prej shkallës së zhvillimit ekonomik, varësisht prej situatës në përgjithësi ekonomike të shtetit, varësisht prej politikëbërje, do të thotë hartimet politike, çfarë e bën shteti, edhe këto e bëjnë të vetën që nesër masnesër të rinjtë, ndoshta kur se gjejnë veten në Kosovë, mund të mendojnë për u largu”, u shpreh Sogojeva.
Si përfundim, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, tha se më në Kosovë nuk mund të ketë pagë 300 apo 400 euro.
“Mirëpo gjithkush duhet me kuptu që nëse e krahasojmë para katër vitesh produkti bazë është rritë mbi 43%. Do të thotë, të gjitha gjërat kanë shku në në rritje të çmimeve dhe edhe këtu, tash nëse këto rriten, do të thotë edhe shërbimi kryhet me të njëjtin çmim, do të thotë marzha është e vogël. Prandaj, edhe pronari nuk e ka lehtë me ngritë një pagë themi njëqind për qind ose ose më shumë, për arsye se në kjo pjesa tjetër ku duhet me ndihmu nuk po ekziston. Prandaj, kjo është zinxhirore. Megjithatë, duhet me pa parasysh se me dy treqind euro, me katër tre katërqind euro nuk jetohet më. Prandaj duhet me pas parasysh që ë ai është punëtor, ka familje, duhet me mendu për fëmijën e tyre, duhet me mendu për shumë sene, sepse nuk është veç me marrë pagën edhe edhe me thanë të punoj, por megjithatë duhet ajo pagë me qenë tamam e kapshme që mos me mendu shumë gjatë ai për me me pas alternativa tjera”, tha ai.
Sogojeva gjatë intervistës ka folur edhe për numrin e turistëve që ka pasur Kosova në vitin 2024, dhe po ashtu ka ngritur disa shqetësime që mendon që duhet të gjejnë zgjidhje gjatë vitit 2025. /Telegrafi/