Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se masat e Qeverisë anti-covid duhet të rishikohen.
Ahmeti ka thënë se sektori i gastronomisë duhet të lejohet të punojë edhe brenda, transmeton Telegrafi.
“Ministria e Shëndetësisë duhet të marr parasysh impaktin e masave dhe momentumin e pandemisë. Gastronomia duhet të lejohet edhe brenda hapësirave të lokaleve të punojë me respektimin e distancës dhe masave tjera të parapara duke e zgjatur orarin e punës. Fushat sportive, duhet të lejohen të punojnë dhe lehtësime të tjera që të ndalet efekti negativ i masave në mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Ahmeti ka shtuar se ka humbur kuptimi dhe efekti i masave aktuale.
“Respektimi i masave është selektiv dhe duhet të unifikohet mbikëqyrja e respektimit të masave në nivel vendi”./Telegrafi/