Site icon Telegrafi

Kryetari i Komunës së Haraçinës fajëson Milikije Halimin për udhëheqjen në pushtetin lokal

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi nuk ndërmerr përgjegjësi për faktin se komuna nuk mbledhur tatimet komunale nga qytetarëte saj. Sipas tij, raporti i Entit Shtetëror të Auditimit për funksionimin e vetëqeverisjes lokale është për vitin 2021, kur pushteti lokal ishte në duart e Milikie Halimit.

“Duhet të theksohet se raporti është për kryetarin dhe drejtorët e mëparshëm. Çdo gjë që thuhet në raport është puna e paraardhëses sime”, u shpreh Ibraimi për Kanal 5.

Megjithatë, ai pranon se komuna nuk ka të dhëna për ndërtimet pa leje, por shton se për mospagesën e tatimeve, fajin nuk duhet ta kenë banorët, por udhëheqësia.

“:Faji nuk është i qytetarëve, por i njerëzve që menaxhojnë komunën/ Nuk arritën ta zbatojnë programin. Qytetarët erdhën vullnetarisht, kanë marrë vendim dhe tashmë paguajnë mjetet”, u shpreh Ibraimi.

Në raportin e publikuar për funksionimin e Komunës së Haraçinës, Enti Shtetëror për Revizion thekson se në vitin 2021 pushteti lokal nuk ka pranuar asnjë kërkesë për leje ndërtimi dhe se ka mbi 2000 objekte janë në pritje të legalizimit./Telegrafi/

Exit mobile version