Site icon Telegrafi

Kryetari i Junikut ballafaqohet me premtimet e parealizuara

Agron Kuçi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Komunë së Junikut, Agron Kuçi është i ftuari i radhës në emisionin, “Jeta në Komunë” përballë gazetares, Jeta Xharra.

Kryetari Kuçi është ballafaquar me matësit e krypometrit nga KALLXO.com të cilët i kanë matur premtimet e tij.

I pari i Junikut nuk e ka mbajtur premtimin për ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve, të cilin kishte thënë se do ta përfundonte në 2018.

“E kemi ndryshu mendjen. Nuk do të ndertojmë këtu. Do të kërkojmë lokacion të ri. Jemi në fazë të hulumtimit, kemi ndryshu mendje gjatë rrugës, këtu ku është do të mbetët hapësirë e gjelbër”, ka thënë ai gjatë debatit.

Kuçi ka premtuar se vitin tjetër do të fillojnë ndërtimin e palestrës sportive për shkollën e mesme, “Kuvendi i Junikut” si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e çerdhes, premtime këto që i kishte dhënë gjatë fushatës elektorale të vitit 2017.

“Kemi ambientu një objekt që do të thotë që është në oborrin e shkollës fillore. Unë kam apliku në Komisonin Evropian, të gjitha fazat i kemi kalu, por kemi mbetur deri në fund të vitit do ta nënshkruajmë kontratën dhe do të fillojë objekti i ri. Vitin tjetër fillon ndërtimi i palestrës sportive për shkollën e mesme. Palestër të edukatës fizike. Diku rreth 250 ulëse do t`i këtë”, ka shtuar ai.

Të ftuar në këtë emision ishin edhe asamblistët Blerim Gacaferri nga Partia Demokratike e Kosovës, Flurim Shala nga Lëvizja Vetëvendosje, Behare Qestaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Tahir Isufaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Zenel Maloku, kanditat i pavarur./kallxo.com

Exit mobile version