Kryetari i qytetit Goppingen të Gjermanisë, Alex Maier, bashkë me një pjesë te stafit të tij ka vizituar fabrikën Comodita në Gjakovë.
Ai është shprehur i mahnitur me punën që bëhet në këtë fabrikë dhe cilësinë që e ofron biznesi.
Nëpër hapësirat e fabrikës ka qëndruar edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Ai ka potencuar se kanë bashkëpunim me qytetin që udhëhiqet nga Maier dhe se është kënaqësi që para këtij të fundit të prezantohet prodhuesi më i madh i dyshekëve, Comodita.