Kryetar i Këshillit të Bashkisë së Shkupit me 26 vota u zgjodh Trajko Sllaveski.
Ish-ministri i Financave ishte bartës i listës kandidate për këshilltarë nga OBRM-PDUKM në zgjedhjet lokale.
Për të votuan këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, të Majtës dhe të Aleancës për Shqiptarët/Alternativa, votuan të dy këshilltarët e PLD-së dhe RDM-së, Nikolla Panovski dhe Teodora Krstevska.
Për të nuk votuan këshilltarët e LSDM, BDI dhe dy këshilltarët e “Qyteti Human i Gjelbër”.