Site icon Telegrafi

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja e seancës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Vanessa Fraser, ka pasur një debat të ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë debatit në sallë, ajo ka hedhur kritika ndaj Vuçiqit për zgjatje të minutazhës së replikave.

Duke ia dhënë fjalën Vuçiqit, pas të cilit foli Osmani, ajo theksoi se të dy kanë nga tre minuta sipas marrëveshjes që ishte arritur më parë.

Në vend të prezantimit të tij, presidenti i Serbisë tha se nuk është dakorduar dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”.

Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të godiste tavolinën me grusht duke thënë se zëvendësi i saj i kishte thënë se pajtohej me Vuçiqin.

Ajo ka treguar se nuk lejon që zëvendësi i saj të paraqitet si gënjeshtar.

Vuçiq: Për këtë gjë nuk u ra dakord.

Kryesuesja Fraser: Po, u ra dakord.

Vuçiq: Jo, nuk jemi marrë vesh për këtë.

Kryesuesja Fraser: Zëvendësja ime sapo më tha se ishte dakord me ty.

Kryesuesja Fraser: Unë nuk do të pranoj që ajo ka gënjyer për këtë gjë.

Më pas, Vuçiq është pajtuar dhe ka vazhduar fjalimin./Telegrafi/

Exit mobile version